Mos u çudisni! Në Mykonos dëgjohen këto këngë shqiptare

Një ndër destinacionet më të preferuara dhe të përzgjedhura nga VIP-t shqiptarë e jo vetëm këtë verë që po lëmë pas ka qenë padyshim ishulli grek, Mykonos. Më i fundit që ndodhet atje është këngëtari i njohur shqiptar Ledri Vula i cili ka zgjedhur pikërisht këtë vend për të kaluar disa ditë pushimesh.

Vetë Ledri ka treguar në Instagram se pikërisht në barin ku po qëndronte ka nisur të luhet në sfond gjatë ditës dhe në mbrëmje muzika e tij përkatwsisht hite si “Mike” në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe John Shahun, “Merri, merri” në bashkëpunim me reperin Buta apo “Princess Dajana” me Lyrical Son.

Mykonos është padyshim destinacioni më i parapëlqyer edhe nga personazhet e njohur dhe njerëz nga e gjithë bota ndaj është krenari të shohësh teksa dëgjohen dhe luhen këngët shqiptare.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article