Trendet e vjeshtë/dimër 2018, gjithçka duhet të dini! 0 2303

Nëse do të thonim se tendencat e modës vjeshtë/dimër 2018 janë me të vërtetë joshëse, prapë do ishte nëvlerësim. Disa prej look-eve më kyçe të sezonit të ri kanë pushtuar menjëherë vitrinat e emrave më në zë të modës e madje edhe rrugët e kryeqyteteve sepse fashionistet nuk presin! Që nga veshjet me print leopardi e deri te kristalet, njihuni më poshtë me trendet e sezonit.



1- Printet ‘animal’
Veshjet dhe aksesorët me printe kafshësh pushtuan paraseral e Londrës, Neë York-ut, Milanos dhe Parisit sa hap e mbyll sytë. Palltot dhe këpucët me printe leopardi padyshim do të jenë dy prej formave më të përhapura, por ka edhe një shumëllojshmëri printeve si ai i gjarprit, pitonit, zebrës, gatopardit apo krokodilit që vijnë qoftë në tone klasike apo neutrale por edhe në versione të mrekullueshme me ngjyra.

2- ’70 hijet e kafes
Ka një kthim pas në modën e viteve ’70 në pasarelat e vjeshtë/dimër 2018, por mënyra se si do të ndikoj kjo në stilin tuaj personal është përmes ngjyrës kafe. Nga veshjet dhe aksesorët monograme ngjyrë bezhe-çokollatë të Fendi-t tek krijimet magjepsëse të Chloe me çdo nuancë të mundshme të këtij toni (shpesh nga koka te këmbët), nuk abuzojnë nëse themi se kafja është përfundimisht ‘e zeza e re’.

3- Fustanet ‘mini’
Nëse ka një gjë të cilën do e shihni shumë në Instagramet e blogereve janë këmbët dhe fustanet mini. Modelet që do të shihen gjithashndej këtë sezon janë të njëjtë me ato të party në vitet 1989, që do të thotë me materiale sateni, të mëndafshta, kadife, me kristale dhe zbukurime e detaje të përdorura me bollëk por në fustane super të shkurtra. Të kombinuar me bizhuteri, këpucë, çanta, aksesorë flokët apo doreza dhe syze, këto veshje do të jetë me siguri ato që do të dominojnë sezonin e festimeve të fundvitit.

4- Çizmet “me rrudha”
Ka çizme ‘cowboy’, çizme deri te gjuri apo me print gjarpri të gjitha këto gati për soznin e vjeshtës, por megjithatë nëse ka një palë që do të qarkullojnë më së shumti janë çizmet me rrudha. Një rikthim ky në vitet ’70 ose në stilin e Sienna Miller të 2004-ës.

5- Kristale në gjithçka
Duke parë tendencat magjike të kësaj vere, do të shohim se dizajnerët më ‘cool’ janë tashmë të përfshirë në trendin e kristaleve. Që nga atletet me bizhuteri gjigande të varura të Guçi-t te aksesorët (karficat dhe kapëset) e flokut tejet popullore, shohim se ka element e gura kristali që i përshtatet çdo shijeje të mundshme.

6- Hilet e reja të ‘shtresave’
Ka nisur tashmë të qarkullojë trendi i disa veshjeve mbi njëra-tjetrën ose quajtur ndryshe i shtresave. Fustan mbi gold, xhaketë mbi xhaketë, shall mbi pallto, e kështu me radhë, këtë dimër çlironi fantazinë dhe rrini ngrohtë me disa shtrasa veshur.

7- Shkëlqimi i kuadratave të kuqe dhe printeve skoceze
Nga bluzat prej tartani në funde apo shaje me printin dhe cohën tipike skozese janë vetëm disa prej atyre që do të konkurrojnë printet ‘animale’.

8- Bluja pastel
Nëse ngjyra kafe ju duket më IN në këtë sezon, disajnerët nuk mendjnë kështu. Ata kanë përshtatur ngjyrën blu verore në ton të ngrhtë-pastel- për ta bërë të përshtatshme dhe moderne edhe në muajt e dimrit. Bluja pastel gjen përdorim në kostume me pantallona, palltot e rënda apo në pulovrat e thurura.

9- Shajet me printe
Ky në fakt është një mikrotrend që me të vërtetë mund të kthehet në makro. Kthimi i foulardëve të mëndafshit klasik në veshje, si edhe në formën e shajeve dhe shamive të kokës, e kemi parë tashmë në mediat sociale.

10- Çanta të stilit “Carrie Bradshaw”

Çantat e preferuara të Carrie Bradshaw janë të gjitha duke u rikthyer tani dhe do të jetë trendi që do të shohim më shpesh këto. çanta të vogla dore me logo e zinxhira janë vetëm një pjesë e tyre ndaj bëhuni gati.

Burimi: Who What Wear

Previous ArticleNext Article