Cfarë e shtyu Albano Carrisin të deklarojë se do të tërhiqet përfundimisht nga muzika! 0 198

Jeta e tij ka qenë e mbushur me dashuri, emocione por edhe drama të mëdha. Megjithatë, deri më tani, Albano Carrisi kishte mundur të kapërcente zhdukjen e së bijës – një dhimbje që nuk iu fashit kurrë-, dhe humbjen e femrës që ndoshta ka dashuruar më shumë në jetë, Rominës.



Por pavarësisht dramave të jetës së tij, ai kurrë nuk ishte tërhequr nga pasioni i vet më i madh, muzika. Këtë ama, vendosi ta bënte tani. Cila është arsyeja? Cfarë ndryshoi?

Shkaku është pikërisht shëndeti. Një vit më parë u godit nga ataku kardiak dhe ishemia, e duket nuk arriti ta merrte më veten plotësisht. Mbyllen kështu 53 vite karriere në botën e muzikës, gjatë të cilave shijoi suksesin, i cili nuk i mungoi as në krijimin e vet më të fundit: “ Di rose e di spine“. Tani, me sa duket, artisti i famshëm mendon se ka ardhur koha për një pushim të gjatë e të shumëmerituar!

 

Previous ArticleNext Article