6 hile për të ruajtur ‘nxirjen’ e verës sa më gjatë 0 272

Jeni kthyer tashmë nga pushimet dhe po ekspozoni me krenari ngjyrën tuaj të plazhit por kur vjen puna te lëkura e nxirë mendimi i parë që na vjen pas pushimeve është se sa gjatë do mundemi ta ruajmë ngjyrën?



Ne ju vijmë në ndihmë me disa hile që do ju ndihmojnë të zgjasni sa më shumë të mundeni ngjyrën e errët të lëkurës.

1- Hidratim, hidratim, hidratim
Nëse ka diçka që duhet të bëni është kjo. Asnjë sasi hidratuesish nuk ëhstë e mjaftueshme dhe nuk ka asnjë frekuencë lidhur me aplikimin e tepërt, thjesht sigurohuni që lëkura juaj nuk duhet të jetë kurrë e thatë, sepse nëse kjo ndodh sikur edhe një herë të vetme, nuk do të ndalojë më.

2- Shkoni avash drejt dusheve të nxehta
Banjot dhe dushet e gjata të nxehta mund të dehidratojnë lëkurën tuaj, kështu që rrini në ujë të vakët dhe përdorni një krem dushi hidratues apo vaj në vend të një xheli apo shampoje me shkumë.

3- Eksfoljoni shumë lehtë
Po, ju ende keni nevojë për eksfoljim sepse qelizat e vdekura kanë aftësinë ta bëjnë lëkurën të duket më e zbehtë dhe më me pak shkëlqim, por tregoni kujdes që këtë proced ta bëni sa më lehtë për të shmangur heqjen e nxirjes në lëkurë. Idealja do të ishte ta kishit bërë këtë përpara se të niseshit me pushime, ndaj ajo që ju duhet tani është thjehst diçka e lehtë.

4- Pini shumë ujë

Të qëndroni e hidratuar është thelbësore për shëndetin e mirë të lëkurës suaj, qarkullimin e qelizave dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me pasjen e një lëkure me shkëlqim dhe ndritshme. E njëjta gjë vlen edhe për dietën e shëndetshme, sidomos për ushqimet e pasura me beta-karoten si karrota, patatja e ëmbël, mango apo papaja.

5- Përmirësojeni nxirjen
Locionet nxirës janë shumë të thjehstë të aplikohen kur ju jeni të nxirë. Përpiquni të gjen produkte që rezultati të jetë sa më natyral.

6- Vishni veshje në ngjyrë të bardhë
Një hile e provuar që funksionon dhe krijon iluzuinin e një lëkure të nxirë e të errët është përdorimi i veshjeve në ngjyrë të bardhë. Provojeni!

Previous ArticleNext Article