Dalin ftesat: dasma e Gjikos dhe Elitës do të mbahet më në fund! 0 539

Në fillim mediat u mbushën me lajmin se dita ë dasmës ishte ndarë; pastaj njoftimet për një shtatzani të mundshme dhe shtyrja e ceremonisë në një datë të pacaktuar. Si mund ta besonim tani që ajo është vendosur më në fund të mbahet në 21 shtator?

Epo, një gjë na bindi ( se ndryshe do dyshonim prape): kanë dalë ftesat, që s`është pak, e madje edhe një detaj mbi vendin ku Elita Rudi dhe Gjiko do te festojnë lidhjen e kurorës.

Bëhet fjalë për një prej ambjenteve më të bukura të kryeqytetit kosovar, “White Garden“. Vëmendja do të jetë e përqendruar fort tek nusja ( dhe barku i saj), sepse ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar, gjasat që moderatorja bukuroshe të jetë shtatzënë, duket nuk janë të vogla!

 

 

Previous ArticleNext Article