Dikur u zunë dhe prishën ortakërinë, po tani janë pajtuar vërtet? 0

Marrëdhënia mes tyre mori një goditje aq të madhe muaj më parë sa hoqën dorë edhe nga ortakëria në biznes. Që të dy tashmë janë emra të njohur në ekran, e përpara ca kohësh, kanë qenë aq miq sa kishin hapur një restorant së bashku. Por dicka ndodhi dhe gjithcka u prish.

Sic ka shpjeguar Ori vetë, problemi paska qenë pikërisht restoranti, nga i cili moderatorja ka zgjedhur të heqë dorë. Por shefi i kuzhinës ishte së fundi në programin që Ori drejton së bashku me Isli Islamin, Wake Up. Ajo e ka mirëpritur pa treguar ndonjë shenjë hatërmbetjeje dhe Renato ka rrëfyer lirshëm detaje nga emisioni i tij i ri në Top Channel,  “Hell’s Kitchen”.

Kështu nga jashtë, duket sikur inatet me njëri tjetrin ia kanë lënë së shkuarës!

Previous ArticleNext Article