KreuCelebrity

Ja përgjigjja e Selena Gomez pasi stilisti i famshëm Stefano Gabbana e quan atë ‘të shëmtuar”

Pas talljes nga Stefano Gabbana i cili e quajti atë të shëmtuar në Instagram, Selena Gomez duket se i’a ktheu kusurin duke u shfaqur me flokët në stilin Diamante ku kishte shkruar ‘Ugly’ (e shëmtuar) të martën.

Ndërsa u kthye në New York ditën e mërkurë ajo u përpoq të mos tërhiqte shumë vëmëndje  duke mbuluar fytyrën e saj me një batanije të bardhë. Ky profil i ulët i saj vjen pas deklaratës shokuese të bërë në rrjetin social Instagram ku stilisti i famshëm Stefano Gabbana e quajti atë të shëmtuar.

Pasi bukuroshja ‘rrëmbeu’ vëmendjen në Coach New York Fashion Week, më herët atë ditë, ajo bëri një deklaratë pa thënë asnjë fjalë ndërsa doli të darkonte në Manhattan më vonë atë mbrëmje.Ajo i kishte stiluar flokët e saj në stilin diamante ku shkruhej fjala ‘UGLY’ (E shëmtuar)- çka mesa duket ishte përgjigjja për stilistin pas talljes së tij.

Selena u vendos në qendër të vëmendjes në mediat sociale në Qershor kur Stefano mizorisht e etiketoi atë si ‘shumë të shëmtuar’ në një koment në instagram në faqen e Catwalk Italia ku pyeste 1.4 milion ndjekësit e saj për të zgjedhur veshjen e tyre të preferuar nga 5 veshje të ndryshme të këngëtares.

Pavarësisht talljes së tij Selena ndenji në heshtje denjësisht por përsëri gjeti një mënyrë të heshtur dhe qesharake për ti kthyer përgjigjjen stilistit të famshëm.

Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF