Ku do ta kalojnë Marina dhe Getoari përvjetorin e parë të martesës? 0 487

Cifti i njohur lidhi kurorë një vit më parë me një ceremoni pikante në Gjirin e Lalzit dhe po buzë detit, duket se ka vendosur të kremtojë dhe përvjetorin e parë të martesës. Vetëm se shumë larg prej këtej.



Destinacioni i dyshes së famshmë të showbizit duket se është Kuba. E kush i vë faj për zgjedhjen e bërë? Vendi i njohur në mbarë botën për purot e tij, ka dhe kushte të jashtëzakonshme klimaterike, për cilësinë e pushimeve që ofron cmimet janë të mira e të mos harrojmë kryesoren: plazhet e mrekullueshme.

Mjaft shqiptarë kanë nisur t`i hedhin sytë nga Kuba, të famshëm ose jo, por meqë po flasim për personazhe, le të përmendim pak këtu Elsa Lilën, Blendi Fevziun apo pushimet e kësaj vere në vendin e bukur të Aulona Mustës.

Previous ArticleNext Article