Kylie Jenner: më kanë tallur që kur isha 9 vjec! 0 243

Njerëzit i shohin sot të suksesshme dhe shumë i admirojnë. Por mjaft personazhe të njohur janë hapur me publikun duke rrëfyer se jeta e tyre, nuk ka qenë gjithmonë ajo që shohim sot, dhe që në fëmijëri apo adoleshencë, janë përballur me një problem që ka marrë trajta të frikshme në ditët tona, sidmos mes të miturve: bullizmin. Një prej femrave më të bukura të Hollivudit, Charlizë Theron ka rënë pre e talljeve të shokëve të klasës në gjimnaz sepse mbante syze te trasha ( dhe asnjë djalë nuk i afrohej, imagjinojeni pak)!.



Lady Gaga, që dukej aq mospërfillëse dhe sfiduese me ato që bënte, i vuan akoma talljet e gjimnazit.

E fundit që i bashkohet kësaj liste është milionerja e re Kylie Jenner. Jeta për të, s`paska qenë gjithmonë fushë më lule.  E motra Kendell hodhi një video në rrjetet sociale ku Kylie thotë:

“Gjysma juaj mendon se jam e çuditshme, ndërsa gjysma tjetër mendon se jam qesharake, por mua më kanë tallur që në moshën 9 vjeç. Mendoj se kam bërë një punë të mirë për ta përballuar gjithçka. Por të tillë njerëz ka gjithandej. Duhet të dini se nuk jeni vetëm. Natën e mirë”.

Previous ArticleNext Article