KreuCelebrity

Përse rrethi shoqëror i Meghan Markle po ngushtohet gjithnjë e më shumë pas martesës me Princin Harry?!

Meghan Markle po gjendet në vështirësi këto ditë pasi ajo nuk po di më se kujt ti besojë. Që kur 37 vjeçarja, Dukesha e Sussex lidhi jetën në martesë me Princin Harry më herët këtë vit, të gjitha marrdhëniet që ajo ka patur para se të njihej me Harry-n nuk janë më dhe për faktin se ajo nuk di më kujt ti besojë.

‘Meghan ka shkëputur kontaktet me disa prej miqve të saj më të mirë përpara dasmës dhe kjo ka qenë shumë e vështirë,’ tregon një burim për revistën People. ‘Ajo nuk di më kë të besojë dhe kë jo.’Sipas revistës, ajo e ka ngushtuar rrethin e saj shoqëror dhe ka zgjedhur ata që me të vërtetë e di se mund tu besojë.

Ky rreth miqsh përfshin artistin e makijazhit Daniel Martin dhe shoqen e saj të ngushtë, stilisten Jessica Mulroney- të cilën shkoi ta takonte fshehurazi në Toronto gjatë muajit Gusht. Të ruhesh nuk është diçka e re për familjen mbretërore. Më herët këtë vit, mbikqyrësja mbretërore Patricia Treble tha për Vanity Fair, ‘ Nëse i vëreni pjestarët më të rinj të familjes mbretërore ata janë shumë të kujdesshëm se kë bëjnë mik, përndryshe përfundojnë me shumë ‘të njohur’ ose njerëz ‘ që i njohin’.

Doria Regland, nëna e Meghan kohët e fundit u zhvendos në Britaninë  e Madhe që të ishte më afër vajzës së saj dhe shohim se ajo nuk shfaqet shumë në publik ndryshe nga pjestarët e tjerë të familjes së Meghan.

Babai i saj Thomas Markle vazhdon ta kritikojë atë dhe bashkëshortin e saj në media, ndërsa motra e saj nga babai flet keq për të në mediat sociale.

Mikja e saj e fëmijërisë Priddy e cila ishte shoqëruese nderi në dasmën e parë të Meghan nuk është më mikja e saj pasi ajo nuk e aprovoi faktin se si Meghan i ndau gjërat me ish-bashkëshortin e saj Trevor Engelson. Dhjetorin e vitit të kaluar në një intervistë Priddy foli për fundin e miqësisë së tyre dhe tha: “Nuk mendoj se ajo i dha një mundësi atij. Mendoj se për Meghan funksionon shprehja ‘larg syve, larg zemrës’. Mënyra se si shkuan gjërat e la Trevorin shumë të lënduar. U mundova që të merrja vesh ndonjë gjë nga ajo por ajo nuk më tha asnjë gjë. Pas asaj që mësova pasi fola me Trevorin miqësia ime me Meghan mori fund.’

‘Ajo çka mund të them tani është se Meghan është një njëri që i llogarit shumë mirë gjërat, për mënyrën sesi ajo i menaxhon njerëzit dhe lidhjet. Ajo është një person shumë strategjik kur vjen fjala për rrethin e saj shoqëror. Sapo ti nuk je më pjesë e jetës së saj, ajo sillet shume ndryshe, shumë e ftohtë. Kjo është mënyra se si ajo vepron dhe nuk është e negociueshme. Ajo e mori vendimin e saj dhe kaq,’ tha ajo.

Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF