
Instagram është padyshim rrjeti social më i përdorur nga njerëzit e famshëm në mbarë botën por edhe në Shqipëri. Kush për të ndarë momente nga jeta personale e kush për çështje profesionale, në një formë apo tjetër njerëzit ndiqen dhe ndjekin personazhet për të cilët kanë interes. Por jo gjithmonë ndodh kështu!
Vetëm një është personazhi shqiptar që ndonëse ndiqet nga 102 mijë ndjekës në Instagram, nuk ndjek askënd. Është fjala për Vera Grabockën, regjisoren më të njohur shqiptare, e cila kohët e fundit është rikthyer edhe më aktive dhe me më shumë postime në llogarinë e saj.
Verën që sapo lamë pas, Grabocka si rrallë herë ka postuar në Instagram edhe momente nga jeta e saj familjare ku spikasin fotot me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur Timo Flloko dhe vajzën e vetme të çiftit, Lindën e cila jeton në Amerikë. Jo vetëm kaq por llogaria e regjisores është bërë edhe më aktive për shkak edhe të nisjes së sezonit të ri televiziv dhe pas publikimit të spotit të “Dance W
ith Me”, spektakli i cili fillon të hënën e 17 shtatorit.
Ndaje me te tjeret:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Google+ (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re)