Blogerja shqiptare largohet bashkë me familjen drejt Amerikës ( tregon dhe arsyen)! 0 3282

Njerëzit që kërkojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre jashtë Shqipërisë, nuk janë pak. Disa e duan dhe  e mendojnë, të tjerë, ata që kanë më shumë guxim apo ndoshta dhe kushte më të favorshme, nuk  e lënë me aq, por e realizojnë një aspiratë të tillë. Blogerja e njohur Estela Ujka është një prej tyre.



Brunia simpatike ka vendosur të largohet përfundimisht së bashku me familjen në SHBA, dhe arsyeja është pikërisht ajo që menduam.

Estela e shpjegon edhe në blogun e vet personal.

“Përshëndetje miq!

Duhet të jem e sinqertë me ju që në New York nuk jam për NYFW (javën e modës), por për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Edhe pse fillimi pritet të jetë i vështirë unë nuk kam ndërmend të dorëzohem, ndaj do më duroni dhe këtej me postime simpatike. Siç është ky i radhës. Më besoni që kjo nuk është pamja e zakonshme këtu. Do flasim për të gjitha, por le të themi është zgjedhja ime e pare. Kjo është lagjia ku jetoj dhe fotot janë realizuar me Lorest (vajza) ndaj mendoj se hapin e parë e bëmë. Ju përshëndesim nga NY dhe shihemi në postimin tjetër. Ah po tani duhet të filloj të postoj dhe në Anglisht”,-ka shkruar ajo.

Previous ArticleNext Article