Ke ndonjë dasëm këtë vjeshtë? Ja “hiletë“ që të dukesh shkëlqyeshëm! 0 944

Teknikisht, sezoni i dasmave është vera, megjithatë shumë cifte preferojnë të thonë “ po“ atëherë kur nisin e shfaqen ngjyrat e vjeshtës, moti është i këndshëm ( as shumë vapë e as ftohtë), dhe atmosfera romantike ndihet në ajër. Cështja është se kjo kohët e ndërmjetme, të fut në ca në telashe me veshjen. Atë fustanin s`e merr dot se është shumë i hollë ( edhe pse i bukur), nuk e di sa ftohtë do bëjë darka, të marr bluze apo xhaketë?- këto janë disa nga “ hallet“ që i kemi pasur të gjithë. Atëherë, cfarë këshillohet?

  • Zgjidh pëlhura të fisme si kadifja e butë

  • Luaj pak me mbivendosjen- atë fustanin e bukur të hollë? Vishe me dicka sipër! ( ose një gjë fare te hollë poshtë)

  • Gjëra të thurura në dasëm? Kush tha që është e pamundur? Një pulovër kashmiri mbi një fund tyli shkon për bukuri!

  • Vish cizme – po jo të rënda, cizme të shkurtra, elegtante dhe me takë, duken fantastike!

  • Zgjidh ngjyra pastel, qe përshtaten me stinën, suksesi është i garantuar!

  • Kur mendon për një pardesy , këtë vit ajo duhet të jetë e gjatë, minimuni poshtë gjurit!

Previous ArticleNext Article