Prek Anita Haradinaj: Ramushi nuk i shoqëroi fëmijët në shkollë 0 418

Bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Anita ka qenë e ftuara e sotme në emisionin i pasdites në Top Channel, “Ftesë në 5” ku ka rrëfyer për publikun se si është jeta e saj si gruaja e kryeministrit. Ndonëse e mësuar me mungesën e tij në shtëpi, Anita tregoi se Ramushi për shkak të angazhimeve të tij në politikë mungon në tryezat e familjes. “Kur na ftojnë për darkë në shtëpi miqtë unë thuajse gjithmonë jam vetëm. Do doja shumë që të kisha edhe Ramushin në krahun tim”- deklaroi gazetarja e njohur e RTK-së

Jo vetëm kaq por ajo shkoi më tej kur tha se madje bashkëshorti i saj kryeministër nuk i kishte shoqëruar as në ditën e parë të shkollës fëmijēt e tij këtë vit. “Ramushi duhet të çonte në shkollë fëmijët e Kosovës dhe ndaj nuk ishte me ne atë ditë. Ne jemi mësuar që ta ndajmë atë me gjithë Kosovën”- tha ajo.

Në një histori dashurie mbi 15-vjeçare dhe me 3 fëmijë bashkë, jeta e tyre nuk ka qenë aspak e lehtë por ka kaluar në sfida të shumta të cilat i kanë bërë edhe më të fortë. Kur vjen puna te jeta e tyre personale Anita rrëfeu se bashkeshorti i saj i ka të gjitha karakteristikat për të qenë partneri/mashkulli ideal dhe se anjëri prej tyre nuk ishe xheloz.

Por si në çdo martese e histori dashurie edhe ajo midis Ramush Haradinajt dhe Anitës ka ato problemet e vogla. Një ndër kritikat që ka për bashkëshortin, Anita e rrëfeu me sportivitetin që e karakterizon për publikun dhe bëhet fjalë për dhuratat që ajo ka marr nga ai përgjatë këtyre viteve. “Ramushi vetëm lule bën dhuratë, dhe me ndërru ndonjëherë s’do ishte keq”, deklaroi ajo duke shkaktuar të qeshura në publik.

Previous ArticleNext Article