KreuFashion

37 Modele lyen flokët në ngjyra pastel vetëm për shfaqjen e Marc Jacobs!

‘Ky është projekti më i madh në të cilin kam marrë pjesë,’ tha drejtori krijues i Redken Global Color Josh Wood në prapaskenën e sfilatës Pranverë 2019 të Marc Jacobs. ‘ Nuk kam punuar kurrë me kaq shuëm vajza të cilat janë të gatshme të lyejnë flokët e tyre prandaj është një moment shumë emocionues për mua.’

37 modele në total- më shumë nga sesa ai priste të ishin- në fillim në flokët e tyre natyralë u përdor dekoloranti dhe më pas u lyen me ngjyra të ndryshme, gri, lejla, portokalli e të tjera në mënyrë që ngjyra e flokut të kombinohej më së miri me lukun në tërësi.  Mark Jacobs nukdëshironte thjesht një ngjyrë të bukur pastel por një ngjyrë që përfaqëson një histori dhe është ‘vintage.’ Modeli i flokëve ishte një frymëzim I viteve ’60 të stileve ekstravagantë të flokëve të inspiruara nga gratë që Marc adhurobn si Barbara Streisand dhe Lee Radziwill. Këto pamje nostalgjike gjithashtu dëshironin që të ndillnin dhe festonin kohën kur gratë dukeshin gjithnjë të rregulluara dhe të pastra.

‘Kemi parë shumë pamje natyrale dhe ne dimë sit ë jemi të hatashëm,’ tah Palau. Një grua ‘me një pamje të rregullt’ është një grua që Mark dëshironte shumë ta theksonte përsëri. Kur u pyetën si mund të stilohej kjo pamje në shtëpi stilistët qeshën dhe thanë, ‘Nuk mundeni.’

Të dy Palau dhe Wood u surprizuan se sa shumë modele ishin të gatshme që të lyenin flokët e tyre në një mënyrë kaq drastike. ‘Mark është kaq me fat që kaq shumë vajza dëshirojnë të marrin pjesë në sfilatat e tij, dhe shumë vajza janë të hapura ndaj ndryshimeve tashmë,’ tha Palau. Wood shtoi gjithashtu se Instagrami luan një rol të madh gjithashtu. ‘Ekzistojnë shumë  imazhe kudo të njerëzve që ndryshojnë ngjyrën e flokëve. Dekolorimi nuk është më një problem siç ishte dy apo tre vjet më parë… teknologjia e mbështet faktin që gjëja më e rëndësishme për ne janë flokët e shëndetshëm.’ Makijazhi gjithashtu I përkiste viteve ’60 duke u fokusuar te tonet e syve të lehta.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF