KreuCelebrity

Ariana Grande thyen heshtjen! Dedikim të ndjerë për humbjen e të ish- të dashurit

Një javë nga ikja e reperit Mac Miller, ish e dashura- këngëtarja e njohur Ariana Grande ka thyer heshtjen dhe ka shprehur publikisht dhimbjen e saj. Nën një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet reperi i ndjerë i lumtur teksa darkojnë së bashku, Grande ka shkruar një dedikim prekës. “Të adhuroja që prej ditës kur u takuam për herë të parë kur isha vetëm 19 vjeç dhe do të të adhuroj gjithmonë. Nuk mund ta besoj që ti nuk je më këtu.Me të vërtetë nuk mund të mësohem me këtë ide. Ne folëm shumë për këtë! Kaq shumë herë! Jam shumë e inatosur, shumë e acaruar dhe nuk di ç’të bëj. Ti ishe miku im më i mirë, për shumë kohë. Mbi gjithçka dhe këdo. Më fal që nuk munda të të ndryshoj ose të të kisha lehtësuar dhimbjen. Doja me shpirt! Njeriu më i sjellshëm, më i ëmbël me demonët që kurrë nuk i meritoj. Uroj të jesh mirë tani. Prehu në paqe.”

Mac Miller humbi jetën 7 ditë më parë për shkak të mbidozës së drogës dhe u gjend pa jetë në apartamentin e tij. 26-vjeçari dhe Grande ka qenë të lidhur që prej 2016-ës dhe u ndanë në fillim të këtij viti.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF