I përmend gjatësinë, Lori Hoxha nuk ja lë mangut komentuesit 0 849

Në foton më të fundit të publikuar në Instagram, Lori Hoxha nuk ka mundur të mos përgjigjet ndaj komentit të një fansi. Ndonëse fotoja ka qenë një pozë e thjeshtë profili përpara pasqyrës, komenti i njërit prej ndjekësve e ka bezdisur fashionistën.

Komentuesi që ka dashur t’i vërë në dukje gjatësinë Lorit me anë të një teksti këngë shkruante: “Je e gjatë 1.50 kur kalo na përshëndet” nuk ka mbetur pa përgjigje. Ka qenë 24-vjeçarja që i është kthyer atij duke i shkruar: “Pse s’ma the kur të përshëndeta? Apo ishe duke pastruar jargët”

Kujtojmë që Lori rrallë herë replikon apo i kthehet komentuesve por mos ndoshta kësaj herë ka zgjedhur ta bëjë këtë sepse personi në fjalë i ka ulur 10cm nga gjatësia e saj.

Previous ArticleNext Article