KreuCelebrity

Justin Bieber aplikon për nënshtetësinë Amerikane përpara dasmës!

Ai po përgatitet për të lidhur jetën në martesë me të fejuarën e tij Hailey Baldwin në Kanada, vendlindjen e tij dhe është raportuar se Justin Bieber ka aplikuar që të marrë edhe nënshtetësinë Amerikane përpos asaj Kanadeze përpara dasmës së tij. Këngëtari 24 vjeçar i cili është lindur në Ontario ka tashmë të drejtën që të qëndrojë në SHBA pasi zotëron Green Card por duhet të provojë se ka njohuri të historisë së Amerikës, të provojë se di të flaës anglisht dhe një sërë gjërash të tjera para se të marrë nënështetësinë amerikane.

Këto raportime erdhën pasi modelja 21 vjeçare Hailey konfirmoi në rrjetin e saj social Tëitter se ata nuk janë martuar akoma pasi u pretendua se ata u martuan në gjendjen civile të New Yorkut më herët këtë javë. Duke i’u adresuar këtyre pretendimeve ajo u tha 1 milion ndjekësve të saj: ‘I kuptoj këto spekulime dhe se nga vijnë por nuk jam martuar akoma.’Tani po përflitet se çifti i cili kanë filluar të dalin sëbashku në Qershor të këtij viti, do të martohen më vonë këtë muaj në një ceremony të madhe në Kanada.

Një burim tha për dasmën e tyre për People: ‘ Ata do të bëjnë një dasmë të madhe, përpara Zotit dhe të gjithë atyre që duan.’ Thuhet se dasma e tyre do të mbahet në vilën luksoze 5 milion dllarëshe të Bieber në Ontario të cilën këngëtari e bleu këtë vit. Një burim tjetër shtoi se muajin e kaluar ata e shtynë dasmën për vitin 2019 por më pas ndryshuan mendje dhe vendosën të martoheshin në mes të shtatorit. Bieber i cili ka dalë për disa muaj me Hailey në 2016- konfirmoi fejesën e tij me Hailey në instagramin e tij në Qershor pas romancës së shkurtër në Maj.

Ai shkroi:’ Do të prisja pak për të folur por fjalët përhapen më shpejt se era, qartë dhe pastër Hailey jam shumë I dashuruar me gjithëçka tënden! Mezi pres ta kaloj të gjithë jetën time me ty të të njoh gjithëçka tënden dhe të të dua përgjithnjë.’‘Premtoj ta drejtoj familjen tonë me nder dhe integritet duke lejuar Jezusin dhe shpirtin e shenjtë të na udhëheqë në çdo hap që hedhim dhe vendim që marrim. Zemra ime është e gjitha e jotja dhe ti do të jesh gjithnjë prioriteti im! Ti je dashuria e jetës sime Hailey Baldëin dhe nuk do të doja ta kaloja jetën time me dikë tjetër. Ti më bën një njeri më të mirë dhe ne e plotësojmë kaq mirë njëri tjetërin. Mezi pres për stinën më të bukur të jetës !’

Baldwin gjithashtu konfirmoi fejesën në tëitter dhe tha për ELLE se ishte shumë mirënjohëse ndaj Zotit dhe nuk mund ta përshkruante me fjalë mirënjohjen që gjeti njeriun e duhur në jetën e saj.

Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF