‘Më bënë presion të pozoja topless kur isha ende adoleshente,’ zbulon supermodelja e famshme! 0 298

Supermodelja e njohur 44, vjeçare e cila pozon ende edhe sot Kate Moss ka folur rreth fillimeve të saj të karrierrës si modele në një intervistë të rrallë dhe zbuloi se nuk ndihej fare rehat kur pozonte topless.

Supermodelja u shfaq në programin Megyn Kelly Today të mërkurën në mëngjes dhe Megyn e pyeti atë nëse ishte ndier ndonjëherë nën presion për të pozuar pa bluzë dhe ajo menjëherë u përgjigj: “Po sigurisht që ka patur presion.”

‘Kam punuar me një fotografe të quajtur Corinne Day dhe ajo gjithnjë ka preferuar që të shfaqesha pa bluzë në foto dhe kjo nuk më ka pëlqyer aspak kur fillova në fillim karrierrën time.’ Ajo më pas iu referua fotove që janë bërë në kohën kur ajo ka pozuar përpara atëherë të dashurit të saj Mario Sorrenti, I cili bëri fotot që rezultuan në fushatën ikonike të Kalvin Klein në 1993-shin.

‘Atëherë besoj- Mario ishte I dashuri im kështu që isha mësuar me të pak a shumë por isha gjithnjë si,” A mund ti vesh rrobat?”’shtoi Kate. ‘ Në fund të fundit ama kjo ishte puna prandaj thjesht e bëra.’ Kur u pyet se çfarë do tu thoshte modeleve të reja, ikona e modës tha se tani do të insistonte: ‘Ato nuk kanë pse ta bëjnë këtë nëse nuk duan ta bëjnë.’

‘Unë nuk do e lija vajzën time që ta bënte këtë,’ shtoi ajo, duke iu referuar vajzës së saj të vetme Lila Grace Moss-Hack. ‘ E shoh atë tashmë dhe është 15 vjeç dhe të mendosh se në moshën e saj unë pozoja toples është çmenduri.’ Sidoqoftë Lila Grace( e cila mori pjesë në fushatën e saj të parë vitin e kaluar) dëshiron shumë që të jetë modeled he Kate e bëri të qartë se do ta mbështesë atë. ‘Sigurisht që do ta mbështes atë. Do të jem menaxherja e saj,’ tha Kate, ndërsa Megyn shtoi: ‘Mamaxherja e saj?” “Po do të jem mamaxherja e saj. Nëse ajo dëshiron unë do ta mbështes në gjithëçka që ajo dëshiron. Duke kthyer kokën pas në fillimet e saj ajo tregoi si ishte dalluar kur ishte ende një adoleshente në aeroportin John F.Kennedy në qytetin e New York.

Kate Moss 20 vjeç                                            Kate Moss duke sfiluar vjet

‘Babai im punonte në Pan Am dhe sapo ishim kthyer nga pushimet tona atë kohë dhe po prisnin. Do të kishim fjetur në aeroport sepse nuk mund të ktheheshim në shtëpi dhe ata na thanë ‘Kanë mbetur tre vende bosh, thjesht hipni në avion dhe gjejini. Në atë aeroplan ishte edhe agjentja ime. Ajo erdhi dhe më tha: ‘A ke mendur ndonjëherë të bëhesh modele?’ Dhe unë që isha, “Joooo.” Kur u pyet për jetën personale Kate tha: “Dua të kem një jetë jashtë punës dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme si për mua edhe për familjen time. Edhe përpara kësaj gjithnjë kam dashur që gjërat e mija ti mbaj për vete.’ Kur u pyet se çfarë do të dëshironte që ti thoshte të bijës gjë të cilën ajo do të kishte dashur ta dinte kur ishte e re Kate tha: “Nesër është një ditë e re dhe çdo gjë kalon. Mund të jesh në një situatë të tmerrshme dhe të mendosh se është fundi I botës po çdo gjë kalon. Mendoj se është shumë e rëndësishme tam bash mend këtë.”

Burimi/Dailymail

 

Previous ArticleNext Article