Rastësia mbreti i botës! 2 fëmijë të njohur shqiptarë kanë ditëlindjen sot 0 1288

Që rastësia është mbreti i botës këtë e kishim dëgjuar shpesh dhe kjo ka ndodhur edhe sot më 15 shtator me dy personazhe të njohur të shoWbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë për Suada Sherifin dhe Dj e njohur Vik Kraja të cilët ditën e sotme festojnë ditëlindjen e fëmijëve të tyre.

Deizi është vajza e Suadës e cila sot feston 2 vjetorin e ditëlindjes dhe kjo ditë e ka gjetur familjen e ish-Miss Albania-s në kryeqyetin grek Athinë. Sigurisht nuk kishte si të mungonte urimi i mami Suadës e cila ka treguar se rastësia e gjeti këtë ditëlindje atje ku Suada kishte ëndërruar të ishte. “Kur isha femije lexoja mitologjine greke dhe besoja vertet se ne majen e Olimpit egzitonin 12 Zota me dhunti te ndryshme. Nje Zot e di sa shume enderoja te behesha edhe une perendeshe!( Ti me ben te ndihem e tille sa here me theret mami, plus qe ti ndryshe nuk do perballoheshe pupushe duhet vertet te kesh fuqi te mbinatyrshme 😇) Sonte ne 2 vjetorin e lindjes tende u desh qe ne te jemi ne Athine shume afer Akropolit mbase Zeusi donte te takonte personalishte ate femijen qe kur e don dicka mund ta shembi gjithe Athinen vetem me nje ulerim ! Edhe 1000 vite te tjera te lumtura plot dashuri jeta ime”,– shkruan ajo nën fotot e vogëlushes.

Por në ka njeri që i shkon më për shtat shprehja “Rastësia mbret i botës” ai është dj i njohur i Threedots, Vik Kraja. Dj Viki feston dot jo vetëm ditëlindjen e tij por edhe atë të djalit. Po, Po babë e bir kanë lindur në të njëjtën ditë dhe bashkë me babin, vogëlushi Alen feston ditëlindjen e tij të parë. I njohur për batutat dhe humorin e tij, kështu ka zgjedhur të jetë edhe në urimin e ditëlindjes për të birin dhe veten në Instagram: “Edhe thoni pastaj që s’kam qenë i mirë në matematikë” shkruan dj në një selfie me të birin.

Previous ArticleNext Article