Rozana Radi rrëfehet për historinë e saj e dashurisë 0 1020

Për herë të parë pas shumë vitesh, këngëtarja Rozana Radi ka folur për historinë e saj të dashurisë me partnerin e saj Shpëtim Karakushi. E ftuar në emisionin “Pop Culture”, Rozana ka treguar se ajo dhe i dashuri bashkëjetojnë prej 5 vitesh ndërsa ka mohuar lajmet që qarkulluan këtë verë për një fejesë të mundshme në Capri të Italisë, ku çifti pushoi këtë verë. “Jo nuk jam fejuar, nuk e di si dhe nga dolën ato lajme. Ne jemi një çift i konsoliduar”- ka thënë ajo

.

E pyetur edhe për një martesë të mundshme mes çiftit tekstshkruesja ka pohuar se ajo dëshiron shumë një ceremoni martese sepse e ka ëndërruar që e vogël si çdo femër, por deri më tani nuk ka ende asnjë datë të përcaktuar për këtë. “Njohja jonë ka qenë krejt rastësore ndaj dhe martesa nëse ndodh do të jetë po rastësore. Nëse s’e kërkon ai, atëherë do e bëj unë”- shtoj Rozana me shaka.

Previous ArticleNext Article