KreuStil Jetese

Si të lexojmë gjuhën-dhe çfarë tregon ajo për shëndetin tonë

Mundësitë janë që askush nga ne nuk kalon shumë kohë duke ekzaminuar gjuhën tonë por po ti hedhim një sy të shpejtë mund të zbulojmë shumë mbi shëndetin tonë të përgjithshëm. Në fakt mun dtë marrim shuëm informacion duke ‘lexuar’ gjuhën tonë duke filluar nga masa, gjatësia, tekstura, ngjyra dhe forma sipas Waveny Holland praktikantes së mjekësisë kineze. Zonja Holland shpjegoi se për një diagnozë të gjuhës përdoret një çart që korrespondon me pjesët e ndryshme të trupit tonë. Kjo mund të zbulojë shenja të sëmundjeve që pacientëve mund të mos u shkojë mendja kurrë. Ekspertja e leximit të gjuhës na tregon se si mund ta lexojmë gjuhën për të zbuluar një sërë sekretesh të shëndetit.

Si lidhet gjuha me pjesët e ndryshme të trupit:

Ngjyra e gjuhës:

‘Një gjuhë normale dhe e shëndetshme ka zakonisht një ngjyrë rozë të lehtë me një shtresë të vogël të bardhë dhe nuk është asnjëherë shumë e trashë apo shuëm e hollë, jo shumë  e butë dhe nuk I mbulon dhëmbët,’ shpjegon zonja Holland. Nëse qarkullimi është I kufizuar- kjo mund të ndodhë gjatë menstruacioneve- gjuha mund të marrë një ngjyrë lejla- tha ajo. Një gjuhë e zbehtë mund të sinjaliojë mungesë vitaminash ose mineralesh dhe zakonisht kjoshihet te personat të cilët vuajnë nga anemia. Një gjuhë e kuqe reflekton nxehtësi. Kjo mund të tregojë temperaturë ose rritje të temperaturës trupore që lidhet me menopauzën.

Forma e gjuhës

Pjesa e parë e diagnozës mund të jetë pamja e formës së gjuhës. Zonja Holland tregon se një gjuhë e fryrë mund të reflektojë mungesë ushqyesish dhe hidratim, ndërsa një gjuhë e hollë mund të sugjerojë dehidratim.

Shtresa e gjuhës:

Nëse gjuha ka një shtresë të bardhë të hollë kjo konsiderohet e shëndetshme dhe normale, gjithësesi nëse nuk ka një shtresë të bardhë  kjo është një shtresë dehidratimi.

Një gjuhë e verdhë dhe e thatë tregon ‘nxehtësi’ në trup. Sa më e ndezur ngjyra  aq më e lartë është temperature e trupit. Kjo mund të tregojë edhe një infeksion bacterial.

Përpërja e sipërfaqjes së gjuhës:

Një gjuhë që ka gunga apo çarje mund të zbulojë një sërë problemesh potenciale në shëndet. Gungat në gjuhë diagnostikohën në bazë të venndodhjes dhe pamjes. Për shembull një gungë në majë të gjuhës mund të jetë shenjë e një infeksioni bacterial ose reaksioni alergjik nga mjekimi. Të çarat e thella në qendër të gjuhës mund të tregojnë se pacienti ka probleme me tretjen.

Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF