Këto gra po fitojnë miliona dollar nga hapat që hedh Meghan Markle! 0 516

Nga sekonda që Dukesha e Sussex hedh hapin jashtë derës kryesore, këto gra fillojnë punën. Ajo që nisi si një hobi e dy nënve shtëpiake shumë shpejt është kthyer në autoritetin global të gjërave të Meghan- edhe Vogue madje e kthen vëmendjen nga ato për të marrë informacione reth veshjeve të saj. Website I tyre Meghan’s Mirror (Pasqyra e Meghan) po bën që ato të fitojnë me miliona dollar edhe pse jetojnë me milje larg saj dhe nuk janë takuar kurrë.

Që në momentin që Dukesha  e Sussex shfaqet në public ora fillon të punojë për Christine Ross dhe Amanda Dishaë, redaktoret e blogut të modës Meghan’s Mirror. Çfarë ka veshur ajo? Kush e ka stiluar veshjen e saj? Sa kushtoi? Ku mund ta blesh? Nuk po flasim vetëm për fustanin. Po rripi? Syzet e diellit? Vathët e vegjël pothuajse të padallueshëm? Fansat e Meghan dhe media botërorre sigurisht duan të dinë çdo detaj dhe menjëherë.

Edhe pse kjo temë mund të mos duket kaq e rëndësishme Manada dhe Christine kanë një biznes serioz tashmë. Amanda 31, filloi bloëgun e saj të parë shumë popullor What would Kate do? (Çfarë do të bënte Kate?) në 2012-ën ndërsa mori lejen e lindjes nga puna e saj si financiere, kryesisht pasi mërzitej por edhe për arsyenqë ka të bëjë me “ Mjegulla e të paturit një bebe të vogël’. Të Dukesha e Cambridge ajo gjeti një frymëzim emocional: ‘Mendova çfarë do të bënte Kate në situatën time? Epo ajo do të vishej dhe do të dilte të merrej me diçka.’

Amanda e cila jeton në Vankuver, Kanada me fëmijët dhe bashkëshortin e saj nuk ka patur eksperienca të mëparshme rreth sektorit të modës përpara krijimit të blogut Meghan’s Mirror por aftësitë e saj organizuese bënë të vetën. Dy javë pas blogut të Kate, Christine e cila sapo ishte diplomuar dhe ndihej paksa e humbur pas mbarimit të shkollës pa në twitter Amandën dhe e pyeti nëse mund të merrte pjesë edhe ajo. Momentalisht 26 vjeçe ajo jeton në një fermë në Ëashington bashkë me bashkëshortin e saj Anglez, qenin, macen dhe pulat dhe pret të bëhet nënë. Përgjegjëse për anën creative të biznesit ajo është më shumë fytyra e blogut se Amanda pasi nuk e ka shumë problem të flasë para kamerave.

 

 

 

‘Direkt pas blogur të parë WWKD? Ne e denim se kishim gjetur një treg të këndshëm,’ thotë Christine. ‘Ne gjetëm gra si ne që e vlerësojnë çajin e pasdites dhe një libër të mirë, gra të cilat duan diçka ndryshe.’Ndërsa për disas ky blog mund të duket thjesht si një hobi I dy grave të cilat janë të fiksuara pas familjes mbretërore në fakt është një biznes super I suksesshëm I cili operon me kompaninë e suksesshme Effervescence Group. Në gjashtë vitet e fundit kjo kompani është kthyer në një biznes shumë fitimprurës- madje thonë se fitimet janë rritur me 400% nga 2016-ta.

Kur këto dy gra hapën bloëgun Meghan’s Mirror në 2016-ën, asnjë gjë nuk ishte konfirmuar zyrtarisht dhe pak pasi pallati I Kensington nxorri një deklaratë duke I kërkuar shtypit që të mos e përndiqte Meghan Markle numri I vizitorëve në këtë blog filloi të rritej me 30-40% në muaj. Deklarata e fejesës madje mori një million klikime.

Sigurisht që dyshja e pranoi se nuk është e lehtë të biesh në çdo gjurmë të Markle dhe mund të jetë stresuese por ky blog shet shumë dhe shpejt.

Burimi/Dailymail

Previous ArticleNext Article