Rudina nuk i ndahet klasikes, ndërsa Bieta del me atlete: dy pasditet ndryshe të ekranit! 0 2613

Bieta Sulo vërtet që po përpiqet të na sjellë dicka ndryshe me pasditen e saj. Është gjithmonë e qeshur, por kjo vlen dhe per Rudinën, që rrezaton dashamirësi në cdo moment. Është e shpenguar ne bisedë; edhe këtë e gjejmë tek “ rivalja“ e vet e ekranit, e cila është një moderatore veterane tashmë dhe formatin e njeh mirë.

 

Atëherë, cila është gjëja që godet menjeherë dhe bën dallimin mes te dyjave? Stili i veshjes, i cili u theksua së fundi aq fort sa më s`bëhej: Rudina vazhdon t`i qëndrojë atij klasik dhe elegant, si përherë.

 

Risinë e solli Bieta, që doli ne studio me atlete. Ca gjëra  duken tamam tabu, dhe një prezantuese me atlete është një prej tyre, ose të paktën kështu ka qenë përherë në televizionet tona, por tabutë janë bërë për t`u thyer, apo jo?

Previous ArticleNext Article