Ceshtja e sherrit perfundon në gjykatë, Noizy i kërkon falje Babastars! 0 256

Sherri mes OTR dhe Babastars daton shtatorin e vitit 2016 në Prishtinë, por cështja tani është duke u shqyrtuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Përplasja kryesore është ajo mes Noizy-t, pjesë e OTR-së dhe Cozman, pjesëtar të Babastars. Aktakuza e siguruar nga “KALLXO.com” tregon se personi i akuzuar është Rigels Rajku, apo Noizy, sic e njohim ne.



Padinë e ka depozituar Cozmani, ndryshe Ylber Abdullahu. Ai pretendon se reperi e ka sulmuar kur ishte bashkë me Albert Krasniqin dhe Ylber Abdullahun, pasi kanë hyrë në parking.

Krasniqi rezulton të ketë shtënë më pas dy herë; njëri nga plumbat ka plagosur Noizyn që i është nënshtruar paskësaj një ndërhyrjeje kirurgjikale. Por pavarësisht dëmtimit, ky i fundit e ka pranuar fajin për sherrin dhe ka kërkuar falje në gjykatë.

 

 

Previous ArticleNext Article