Richard Gere, sërish baba në moshën 70 vjecare!! 0 1212

Richard Gere dhe e shoqja, Alejandra Silva, kanë lajme të mëdha: po përgatiten për mbërritjen e fëmijës së tyre të parë. Publicistja dhe biznesmenia spanjolle e tregoi këtë përmes Instagramit.



Lajmi i vecantë nuk është që Silva në këtë moshë bëhet nënë; të tillë atë e bën pikërisht mosha e babait. Richard Gere është plot 69 vjec. Fotoja shoqëruese në rrjetin social ishte tejet e bukur për faktin se përvec të shoqit, aty shihet dhe lideri shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama duke prekur barkun e 35 vjecares.

Gere ka një miqësi të vjetër me Shenjtërinë e tij. Cifti u kujdes që të ishte pikërisht Dalai Lama i cili do ta merrte i pari “sihariqin“. Dhe ashtu ndodhi; ai i bekoi barkun 35 vjecares qe filloi të dilte me Gere ne 2014-tën. Sipas Entertainment Weekly megjithatë, dyshja njihej prej më shumë se një dekade.

Previous ArticleNext Article