Aktorja turke shtatzënë pas shumë vështirësish, Burak Ozçivit do të bëhet baba! 0 2097

Përpara pak kohësh u përfol se ishin në prag të ndarjes, por Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen nuk paskan pasur probleme ( ose edhe nëse kanë pasur, i kanë lënë pas krahëve. Ata sidoqoftë thonë jo).

Të dy në fakt, janë më të lumtur se kurrë: pas trajtimeve më shumë se një vjecare, Fahrije ka mbetur shtatzënë dhe aktualisht, është në muajin e dytë. Përpjekjet e mëparshme për një fëmijë, ciftit të bukur i kishin rezultuar të pasuksesshme.

Por mjekësia sot po bën mrekullira, apo jo? Raporte në media tregojnë se të dy e kishin pritur kaq shumë këtë lajm sa kur ai i mbërriti vërtet, shpërthyen në lotë. Prekëse!!

 

Previous ArticleNext Article