KreuStil Jetese

Prezantuesja e njohur kritikon hapur Alketa Vejsiun!

Me nisjen e spektaklit “Dance With Me” kanë nisur edhe komentet apo kritikat ndaj formatit. Ka qenë prezantuesja enjohur Eva Idrizllari ajo që ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook menjëherë pas përfundimit të spektaklit të së hënës. “U bëra kurioze për të parë programin “Dance With Me”, por e ndërrova menjëherë kanalin pasi më tmerroi stili i prezantimit të Alketës. Uhhhhh. Po pse mi e dashur artikulon me shpejtesi marramendese, aq sa te trullos trurin kur te degjon?! Unë kam simpati për Alketën si një figurë televizive, por mënyra e saj e të folurit me kaq ritëm të ngutshëm është vërtet stresuese.

Ish-prezantuesja E emisioneve të mëngjesit në disa televizione shqiptare vijon më tej dhe shprehet se sipas saj “prezantimi i një spektakli kërkon vërtet dinamizëm dhe entuziasëm, por kjo nuk do të thotë që prezantuesja t’i nxjerrë me super shpejtësi fjalët, por t’u japë frymëmarrjen e duhur”. “Je shume radiofonike, ndersa po drejton nje format televiziv. Nje keshille dashamirese, nga pervoja.”, përfundon ajo.

Eva Idrizllari është autore, gazetare, moderatore në media dhe prej disa kohësh është tërhequr nga ekrani.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF