Të hoqën nga Topi prej shefit? Anjeza Maja i kthehet ashpër komentuesit! 0 2564

Pas tre vitesh drejtimi të emisionit “ Në shtëpinë tonë“ në Top Channel, Anjeza Majën këtë sezon e pamë në TV klan, si pjesë të spektaklit “ Dance With Me“. Por Anjeza duket nuk është larguar më mëri nga ekrani ku kaloi vitet e fundit. Këtë e dëshmoi qartë reagimi i fortë i saj ndaj komenteve ngacmuese të një ndjekësi, batuta e të cilit e ka nxehur moderatoren.



“O kukulla pse të hoqën nga Top-i, apo s’ja le shefit” – ishte komenti që nxiti inatin e Anjezës.  “Ç’janë këto muhabete viti ’97?, ia ktheu flakë për flakë ajo.  Mos e paragjykoni kaq shumë botën e medias. “Top Channel” është një televizion serioz dhe në këtë drejtim kam qënë me fat për të gjitha mediat ku kam punuar. Faleminderit dhe shpresoj ta vlerësosh përgjigjen time.

Previous ArticleNext Article