Victoria Beckham me print të fortë leopardi? Edhe këtë s`e kishim parë!

Victoria Beckham nuk u mjaftua që e rrëmbeu vëmendjen këto ditë me kremtimin e 10 vjetorit të saj në industrinë e modës. Ajo ka dashur patjetër të pushtonte sërish titujt e revistave rozë dhe me veshjen e guximshme që ekspozoi në rrugët e Londrës ( ndërsa kalonte në shoqërinë e botueses legjendare të Vogue, Anna Wintour), ia arriti qëllimit.

Nuk jemi mësuar në fakt ta shohim me të tilla kombinime, ndaj u befasuam ca. 44 vjecarja ishte përpjekur ta thyente njëtrajtësinë dalluese të printit të fortë me një ngjyrë krejt jashtë tonaliteteve të tij, një bojëqielli të bukur, ndërthurje e këpucëve dhe cantës të së njëjtës ngjyrë.

Përpjekja është e lavdërueshme, po juve, a ju bind?

Previous ArticleNext Article