KreuFashion

5 çantat më të shtrenjta markë në botë!

Nuk ka më mirë se të kombinosh një veshje mahnitëse me një aksesor perfekt dhe një çantë luksoze sigurisht që është e duhura. Por sa do të ishit të gatshmëm të paguanit për të blerë një çantë dore?Nga Hermes te Lana Marks zbuloni më poshtë cilat janë çantat markë më të shtrenjta në botë.

Mouawad 1001 Nights Diamond Purse – 3.8 milion $

Në krye të kësaj liste qëndron çanta mahnitëse 1001 Nights Diamond Purse e krijuar nga marka e argjendarisë Mouawad. Kjo çantë në formë zemre është punuar e gjitha me dorë me  ar 18 karat dhe përmban 4517 diamante. Gurët e çmuar- 105 janë të verdhë, 56 rozë dhe 4356 pa ngjyrë- kanë sëbashku një peshë prej 381.92 karat.

Çanta ishte e dizenjuar nga pronari i brezit të tretë të biznesit Robert Mouawad dhe është punuar nga 10 artizanë. Për ta krijuar janë dashur 8800 orë në total. Kjo çantë ka kohë tashmë që mban vendin e parë si çanta më e shtrenjtë në botë dhe që prej 2012-ës është vlerësuar si çanta më me vlerë nga Rekordet Guiness.

Hermes Kelly Rose Gold – 2 milion $

E disenjuar nga shtëpia e modës Hermes në bashkëpunim me argjendarin Pierre Hardy, kjo çantë imiton lëkurën e krokodilit dhe është punuar me art ë fortë rozë. Kjo çantë përmban gjithashtu 1160 diamante.

Hermes Birkin Bag nga Ginza Tanaka- 1.4 milion $

Kjo çantë mbretërore dhe e sofistikuar është krijuar nga argjendari Japonez Ginza Tanaka dhe është krijuar duke përdorur platin dhe mban gjithashtu një rrip të ndashëm diamante që mund të përdoret edhe si varëse. Përveç kësaj ka edhe një karficë zbukurimi 8 karat dhe është zbukuruar me 2000 diamante.

Hermes Chaine D’Ancre Bag – 1.4 milion $

Hermes vazhdon të dominojë  tregun e çantave të shtrenjta me Chaine d’Ancre Bag. Kjo çantë e cila përmban 1160 diamante  është perfekte pë rata të cilët janë duke kërkuar diçka unike. E disenjuar nga Pierre Hardy si kjo çantë janë prodhuar vetëm 3.

Lana Marks Cleopatra Clutch- 400.000 $

Çdo vit vetëm një çantë Lana Marks Cleopatra Clutch del në treg çdo vit duke e bërë këtë çantë shumë të rrallë dhe të çmuar. Me një çmim që varion nga 100.000-400.000$ kjo çantë del gjithnjë në forma dhe ngjyra të ndryshme. Aktorja e famshme kineze Li Bingbing zotëron një çantë të tillë e bërë me lëkurë aligatori dhe 1600 diamante të bardhë. Madje emri i saj është I shkruar në çantë me diamante rozë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF