KreuStil Jetese

Ekskluzive: Jonida Maliqi rikthehet në Top Channel me programin…

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi do të rikthehet në Top Channel. Burime pranë “Bordo” kanë mësuar se Jonida do të ketë një rubrikë të sajën në emisionin maratonë të së dielës, drejtor projekti i të cilës do të jetë gazetari i njohur Edi Manushi. Emisioni që pritet të nisë diku nga mesi i tetorit do të sjellë Manushin në një kontekst krejt ndryshe në televizion, në një program në të cilin do të jetë në bashkëprezantim së bashku me Fjoralba Ponari.

Të njëjtat burime kanë treguar se pjesë e programit të së dielës do të jenë edhe gazetarët Ervin Kurti dhe Flori Gjini, që do të kenë rubrikat e tyre. “Bordo” ka mësuar gjithashtu se emri i programit nuk është vendosur akoma pasi është ende duke u diskutuar.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF