Meghan Markle do nxjerrë një libër kuzhine, po VIP-at tanë, gatuajnë? 0 1173

Ledina Celo thotë se gatuan, por në fakt na rezulton eksperte e dy gjëravë shumë të thjeshta : supës dhe makaronave ( s`i quajmë dot këto). Mariza Ikonomi nuk ja thotë fare, dhe është e sinqertë për këtë. Aurela Gace po ashtu  e shijon ushqimin, por nuk e ka me shumë qejf ta përgatisë vetë.  As Bleona Qerreti nuk i ka mirë marrëdhëniet me gatimin.



 

Por ndërsa Meghan Markle shkëlqeka në kuzhinë, dhe po përgatitet të nxjerrë dhe një libër me receta, lind pyetja: po pse ne për shembull, s`paskemi VIP-a që gatuajnë dhe mirë madje?

Kemi patjetër. Jo më larg se përpara disa ditësh, Noizy na befasoi me fotot e postuara në rrjetet sociale, ku shihej sesi “kishte vënë përparësen “ e kishte gatuar për Dafina Zeqirin.

Të mos harrojmë Arbana Osmanin që nxorri librin e saj të kuzhinës “ Receta për njerëzit që dua“, një përmbledhje recetash të trasheguara nga familja, por edhe më të reja, të frymëzuara nga udhëtimet nëpër botë.

Një adhuruese tjetër e flaktë e gatimit është Valbona Selimllari, e cila, sic është shprehur vetë në mjaft raste kur ka folur për mediat, e ka vërtet pasion kuzhinën dhe gatuan shumë mirë!

Orinda Huta po kështu poston shpesh foto duke gatuar!!

Që Xhensila Myrtezaj ia dilka mbanë shumë mirë me gatimin, këtë na e zbuloi përpara ca kohësh i shoqi, Bes Kallaku i cili pat rrefyer në një emision televiziv se bashkëshortja gatuante dhe mirë fare madje, e përpos kësaj, këngëtarja hodhi dhe ca fotot në Instagram duke përgatitur një ushqim në tavë.

Previous ArticleNext Article