KreuStil Jetese

Në ka një personazh publik që do e dallonim mijëra km larg, është KY!

Ka personazhe e personazhe të njohur të cilët mund t’i hasësh me vështirësi rrugëve të Tiranës apo t’i dallosh me vështirësi. Ama ka personazhe si Robert Aliaj Dragot që do ta dallonim me mijëra kilometra larg sepse është njësoj si në ekranin e televizionit edhe në jetën e përditshme.

Paparazi i “Bordo” e ka fotografuar Robertin mesditën e sotme në Bulevardin kryesor të Tiranës, i cili bie menjëherë në sy për shkak të stilit të veçantë të veshjes. Me bastunin e tij karakteristik që nuk e ndan nga vetja, artisti shihet i veshur me pantallona të zeza, bluze me vija dhe me atlete ngjyrë jeshile fosforeshente për të thyer komplet thjeshtësinë e veshjes.

Aktualisht Robert Aliaj gjendet në Tiranë për shkak të angazhimit në jurinë e spektaklit të kërcimit, “Dance With Me” por siç e dimë e ndan jetën mes Shqipërisë dhe Belgjikës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF