KreuStil Jetese

10 këngëtarët shqiptarë që u bënë prezantues

 

Disa personazhe të njohura në vend nuk janë mjaftuar vetëm me profesionin e tyre të parë si këngëtarë por kanë pranuar të eksperimentojnë edhe në fushën e prezantimit në spektakle apo emisione të njohura.

1- Jonida Maliqi

Jonida Maliqi nisi eksperiencën e saj në fushën e prezantimit në vitin 2010 në Festivalin e 49-të të Këngës në RTSH. Kjo eksperiencë do të përsëritej sërish për yllin e “Jam bërë si ti” pasi ajo do të bashkëprezantonte edicionin e 4-të të spektaklit të vallëzimit në Vizion Plus së bashku me Armina Mevlanin. Por Jonida nuk preferoi të ndalej me kaq ose ndoshta oferta joshëse e Top Channel e tundoi t’i rikthehej sërish televizionit. Siç mësoi ekskluzivisht “Revista Bordo” dje, 35-vjeçarja do të shfaqet çdo të dielë në me një rubrikë të sajën në emisionin maratonë të së dielës që pritet të nisë transmetimin në mes të tetorit.

2- Inva Mula

Sopranoja e mirënjohur shqiptare, Inva Mula u shfaq në rolin e prezantueses së një spektakli talentesh. Ajo prezantoi e vetme “Virtuozët” që u shfaq sezonin e shkuar televiziv në ekranin e Tv Klan. Ndonëse nuk pritej, duhet thënë se publiku e priti tejet mirë Invën në një rol tjetër nga ai që jemi mësuar dhe që e njeh gjithë bota.

3- Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

Çifti i artistëve ka eksperimentuar edhe në fushën e prezantimit pasi së bashku prezantuan edicionin e 49 të Festivalit të Këngës në RTSH. Kjo eksperiencë për Albanin do të ishte hera e tij e parë, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Miriamin, pasi ajo ishte e mësuar me prezantimin pasi më herët ka qenë moderatore e një emisioni për të rinj në televizionet gjermane.

4- Eneda Tarifa

Eneda nisi ekperiencën e saj në prezantim disa vite më parë kur u ftua të prezantonte shoë-n e njohur të humorit “Portokalli”, një eksperiencë që siç u pa nuk do të mbetej thjesht në kuadrin e një ekperimenti. Vlen të thuhet se kjo ishte një ekperiencë shumë e rëndësishme në karrierën e yllit të “Me veten” pasi suksesi në këtë fushë të re bëri që ajo të qëndroj si bashkëprezantuese në spektakël për plot 6 vite.

5- Soni Malaj

Në vitin 2005, Soni Malaj bashkëprezantoi me gazetarin Drini Zeqo, edicionin e 44 të Festivalit të Këngës në RTSH. Një ekperiencë e suksesshme e Sonit ndonëse një fushë e panjohur për të.

6- Elsa Lila

Elsa Lila u shfaq si bashkëprezantuese në edicionin e 46 të Festivalit të Këngës në vitin 2007 në krah të kompozitorit të njohur shqiptar Pirro çako. Mesa duket Elsa si prezantuese nuk mund të lihej të ikte aq kollaj, por u ftua sërish një vit më pas në të njëjtin rol vetëm se në vitin 2008 do të kishte në krah aktorët e njohur të humorit Gentian Zenelaj dhe Julian Deda.

7- Çiljeta Xhilaga

Çiljeta ka zgjedhur që t’i eksperimentojë shumë prej fushave të artit dhe aty ku ka tentuar të ekperimentojë ja ka dalë me suksese. Ajo u përzgjodh t’i bashkohej në prezantim aktorit Florian Agalliu në edicionin e dytë të shoë-t të talenteve “Tu Si Que Vales Albania” që u transmetua në fund të 2016-ës.

8- Zaimina Vasjari

Në momentet më të mira të karrierës, Zaimina e cila kish mbi krye kurorën e “Miss Shqipëria 2002”, iu propozua një vit më pas të bashkëprezantonte me Leon Menkshin edicionin e dytë të spektaklit “Netët e Klipit Shqiptar”, spektakël i cili u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.

9- Ledina Çelo

Festivali i 55-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar riktheu pas 12 vitesh në skenë këngëtaren Ledina Çelo, këtë herë si prezantuese. Kjo eksperiencë nuk ishte e para dhe as e panjohur për çelon, pasi në vitin 2003 ajo u shfaq si prezantuese në krah të Adi Krastës.

10- Landi Hysi

Anëtari i grupit të njohur West Side Family ka prezantuar për disa sezone emisionin “Mos e beso po deshe” transmetuar në Vizion Plus. Emisioni ishte diçka e re dhe ndryshe pasi kishte në qendër të vëmendjes çudira të pazakonta, të pabesueshme, por jo të pavërteta.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF