KreuStil Jetese

E pabesueshme, por dieta ushqimore ndikon në seksin e fëmijës!

Nuk është diçka e re, pasi mund të ketë rastisur të dëgjoni se femrat shtatzënë që konsumojnë më së shumti mish, lindin djem, ndërsa ato që preferojnë çokollatat apo ëmbëlsirat në tërësi, lindin vajza. Eh, duket si legjendat që na tregojnë gjyshet, por e vërteta qendron krejt ndryshe. Studimet më të fundit kanë treguar se qendron një lidhje e fortë mes dietës ushqimore dhe seksit të fëmijës, e kjo sa mund t’ju habisë, aq dhe duhet t’ju gëzojë.

Ato femra që karakterizohen nga niveli i ulët i sheqerit në gjak, por që nga ana tjetër konsumojnë ëmbëlsira me shumicë, ka më shumë shance të lindin një fëmijë të gjinisë femërore. Një dietë normale çon në përfundimin se 53% e femrave lindin meshkuj, e 47% të tjera vajza. Kjo, falë aftësisë së produkteve ushqimore për t’i krijuar organizmit një mjedis të tillë, ku hormenet mund të ndikojnë fare lehtë në seksin e fëmijës. Një rezultat i tillë po bën gjithmonë e më shumë shkencëtarët optimistë, për të patur mundësinë e kontrollimit të gjinisë në raport me popullsinë në tërësi…duket pak e frikshme, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF