KreuStil Jetese

Edi Rama harron këpucët në shtëpi, shkon në emision me…

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sportivja pavarësisht kostumit apo kollares që i duhet të vesh për hir të postit.

Një adhurues i atleteve si Rama nuk kishte se si të shfaqej ndryshe edhe mbrëmjen e së enjtes i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ai kishte zgjedhur të veshte një kostum të zi, kollare të dizenjuar me figura me ngjyra dhe ndërkohë në këmbë mban veshur atlete converse të bardha.

Nuk është hera e parë që kreu i qeverisë thyen “kodin” e veshjes në daljet publike në vend apo edhe jashtë. Mjaft të kujtojmë Samitin e Londrës, kur teksa qëndronte në krah të liderëve botërorë politike veçonte nga atletet e bardha, të cilat i ranë në sy edhe medias prestigjioze BBC që shkruante asokohe se “dikush paska harruar këpucët në shtëpi”.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Samitin e Triestes një vit më parë ku Rama u shfaq i veshur me kostum të zi dhe atlete “Adidas” të bardha. Sigurisht atletet e kryeministrit janë parë dhe nuk munguar edhe në Kuvend apo në daljet publike në terren në vend e madje shpesh janë bërë shoesh objekt diskutimi e ndonjëherë eshe sulmi ndaj figurës së tij.

Por është e qartë tashmë që Edi Rama s’ka ndërmend të heqë dorë nga ky stil!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF