Pas martesës, Chiara Ferragni merr vendim drastik për ish të dashurin që e ndihmoi të bëhej e famshme! 0 828

Blogerja e famshme italiane lidhi kurorë në 1 shtator me reperin Fedez, babai i fëmijës së saj në. Dasma u shndërrua në eventin më të përfolur të momentit në Itali e jashtë saj; deri edhe revistat më të mëdha të modës e komentuan ceremoninë dhe veshjen e nuses, e kjo sepse Chiara ka bërë shumë bujë me blogun e vet, duke u ngritur në statusin e një ylli.



Dhe ky blog, “ The Blonde Salad“ u bë i njohur në mbarë botën falë ish të dashurit të saj, Riccardo Pozzoli me të cilin qëndroi për 6 vjet. Ai e ndihmoi shumë që të krijonte kompaninë “Tbs Crew”.

Por Chiara nuk e mori parasysh kur iu rikthye punës dhe një prej vendimeve të para të saj ishte ta shkarkonte Pozzolin menjëherë. Arsyet nuk dihen ende, por lajmi padyshim është diskutuar shumë!

Previous ArticleNext Article