KreuStil Jetese

Pesë hapa shumë të thjeshtë që na ndihmojnë të humbim peshë!

Të humbësh peshë mund të duket si një detyrë e vështirë por për ata persona të cilët duan të heqin disa kile këto trike të thjeshta të stilit të jetesës bëjnë një ndryshim të madh. Të pish ujë, të mbash një ditar ushqimi dhe të hash ushqim në një orar specific çdo ditë janë disa nga hapat që duhet të ndjekim për të humbur në peshë.

Mbani një ditar ushqimor

Të mbash shënim ushqimin që konsumon gjatë ditës është shumë e dobishme pasi të qartëson më shumë mbi dietën që ndjek dhe mundtë shërbejë për të na kujtuar se cilat zakone po mundohemi të ndryshojmë në jetën tonë.

Konsumoni shumë ujë

Në qoftë se konsumoni shumë ujë ju ndihmon në humbjen në peshë në mënyra të ndryshme. Konsumimi I ujit rrit metabolizmin dhe rregullon urinë.

Bëj një shëtitje

Nuk keni kohë që të shkoni në palestër? Nuk ka nevojë që të jeni në një studio në mënyrë që të lëvizni. Sipas një studimi të kryer tetorin e kaluar u zbulua se ecja është shumë e rëndësishme në humbjen e peshës.

Konsumoni ushqimin tuaj çdo ditë në të njëjtën orë

Nëse konsumoni vaktet tuaj çdo ditë në të njëjtën orë kjo do t’ju ndihmojë të mbani peshën tuaj nën kontroll. Nëse nuk konsumoni ushqime të lehta midis vakteve është e mundur që të ulet niveli I insulinës dhe qelizat dhjamore të çlirojnë sheqerin që përmbanin për tu përdorur si burim energjie.

Fokusohuni në krijimin e zakoneve të reja

Kur mendoni për humbjen në peshë, disa njerëz menjëherë mendojnë se duhet të eleminojnë disa ushqime të caktuara nga dieta e tyre- ndërsa të tjerë mendojnë se çfarë duhet të shtojnë në dietën e tyre. E njëjta gjë vlen e dhe për zakonet- disa njerëz mendojnë se është më e lehtë të krijosh një zakon të ri sesa të heqësh dorë nga një zakon I keq. Pini coca cola? Zëvendësojeni atë me ujë me gaz që të mund të humbni peshë më shpejtë dhe shëndetshëm.

Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF