Unë nuk kam njërën këmbë, ju nuk keni zemër! Me protezë, del e treta në Miss Italia dhe i përgjigjet fyerjeve të bëra! 0 5812

Ti ta shpif, shko në shtëpi dhe boll i ngjalle keqardhje italianëve që të votojnë vetëm se je e gjymtyar. Kjo është fyerja e bërë në Facebook Chiara Bordit, 18 vjecares nga Viterbo që mori pjesë në konkursin e bukurisë Miss Italia, edhe pse njërën këmbë e ka me protezë.

Vajza e humbi këmbën përpara 5 vjetësh pas një aksidenti me motor.

Ajo është konkurentja e parë me te meta fizike që merr pjesë në një event kaq të rëndësishëm bukurie. Komentin poshtërues e ka bërë një femër. Pergjigja e 18 vjecares ndaj saj është tepër e bukur. Unë nuk kam një këmbë, i thotë ajo, ju nuk keni zemër e as tru.

Chiara zuri vendin e tretë në konkurs dhe u shpreh se paskësaj, ka fituar tjeter siguri tek vetja.

Previous ArticleNext Article