Angelina Jolie dhe Brad Pitt, takim sekret dy vjet pas ndarjes!! 0 287

Angelina Jolie dhe Brad Pitt duket se po përpiqen të ndreqin marrëdhënien e vështirë mes tyre për hatër të fëmijëve. Pas sherreve të mëdha për kujdestarinë, dy vjet nga dita kur Angie kërkoi divorcin, mbërrin lajmi se aktorja bukuroshe ka vendosur ta zbusë situatën me ish të bashkëshortin me qëllimin që fëmijët të jenë sa më të qetë.

Burime pranë tyre thonë se Angelina dhe Bradi kanë pasur një takim të fshehtë në shtëpinë e saj. Është hera e parë që prej terapise në grup të zhvilluar më fëmijët që takohen dhe përpiqen t`i bëjnë gjërat të funksionojnë. Përballja duket ka shkuar mirë, dhe që të dy janë gati të mbajnë këtë dorë përgjatë gjithë procesit.

Previous ArticleNext Article