KreuCelebrity

Anjeza Maja i paska zënë vendin Julka Gramos dhe ne tani e mësuam!

Si do ju dukej Julka Gramo si moderatore e programit “Ne shtëpinë tonë” në Top Chanel? Mesa duket “një fije peri” e ka ndarë Julkën, për të qenë pjesë e këtij programi tre vite më parë. Në një intervistë për “Who” Julka ka zbuluar se vetëm 7 ditë pasi kishte lindur djalin e saj të dytë Greg, asaj ju ofrua të kryente një audicion për të moderuar “Në shtëpinë tonë”. “Fillimisht isha i vetmi opsion, por më pas u shtuan edhe 3 kolege të tjera. Pas dy audicioneve të tjera unë u rendita e dyta”; ka rrëfyer Gramo. Ashtu siç edhe u pa, e zonja e shtëpisë për tre sezone rresht u bë Anjeza Maja, që mesa duket ka ‘sfiduar’ Julkën.

Anjeza do t’i jepte fund kontratës me Top Channel duke mos qenë kë pjesë e “Në shtëpinë tonë” këtë sezon, dhe për 12 javë do të shfaqet ne ekranin e Tv Klan si konkurrente ne speltaklin Dance With Me.

Ndërsa Julka krahas programit tashmë disa vjeçar në Radio Energy, ka edhe hapësirën e saj televizive në Tvsh, me programin “Pasditja ime lejla”, çdo të enjte.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF