KreuCelebrity

Beyonce akuzohet për ‘magji të zezë’ nga ish- bateristja e saj Kimberly Thompson!

Ish bateristja e Beyonce e ka akuzuar këngëtaren për magji , se i ka përgjuar telefonin dhe I ka vrarë macen e saj. Kimberly Thompson e cila ka punuar shtatë vjet për këngëtaren ka bërë këto pretendime të çuditshme pasi kërkoi një urdhër ndalimi sipas dokumentave gjyqësore të siguruara nga The Blast.

Sipas padisë, Thompson pretendon s eBeyonce filloi një fushatë përndjekjeje ndaj saj duke përdorur ‘magji të zezë’ dhe ‘magji ngacmimi seksual’.

Ajo madje pretendoi se këngëtarja i përgjonte telefonin dhe I kontrollonte financat sipas raportiti që u publikua të enjten. Përveç këtyre pretendimeve të çuditshme Thompson madje tha se 37 vjeçarja madje I kishte vrarë edhe macen. Një gjykatës e refuzoi kërkesën e Thompson për një urdhër ndalimi. Ndërsa e gjithë kjo ndodhi Beyonce ndodhej në vendlindjen e saj Hjuston, Teksas ndërsa vazhdonte turin e sa On The Run II Tour me bashkëshortin e saj Jay Z.

Në një montazh fotosh që ajo e postoi në faqen e saj të instagramit ajo tha: ‘Faleminderit vendlindjes time që ka qenë turma më e zhurmshme deri tani.’Turi I saj filloi këtë Qershor në Cardiff dhe është tashmë afër fundit. Performanca e fundit do të jetë më 4 Tetor në Seattle , Washington.

Burimi/ The Sun

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF