KreuStil Jetese

Çfarë surprize! Babai i Dj Sardit qenka artist i njohur dhe motra spikere lajmesh!

Dj Sardi, është një ndër dj më të njohur në Shqipëri por pak gjëra dimë për jetën e tij private apo familjen. Ka qenë këngëtarja e mirënjohur Irma Libohova ajo që ka ublikuar foto në Instagram me Sardin dhe artistin tjetër shqiptarë Ulis Krajka duke na treguar se të dy artistët janë bijë artistësh. Nëse për Ulisin e dimë që është i biri i të madhin Agim Krajka për dj Sardin nuk dinim shumë.

Siç na ndihmoi edhe Irma nga Instagrami, Dj Sardi është djali i kompozitorit të njohur Flamur Shehu, i cili është një nga kompozitorët më të suksesshëm të festivaleve në Radio- Televizionin Shqiptar. Jo vetëm kaq por mësuam që babë e bir nuk janë të vetmit personazhe publike në familjen e tyre.

Vajza e familjes Shehu. Fjoralba Shehu (Mishaxhi) është ish-spikerja e lajmeve në Tv Klan, një ndër figurat më të spikatura dhe të paharruara të televizionit ndër vite.

Mirëpo tashmë i vetmi që ka mbetur aktiv në jetën publike e televizion është vetëm Sardi, i cili krahas angazhimeve të tija të karrierës prej pak vitesh është pjesë e jurisë së të rinjve në festivalin e njohur “Kënga Magjike”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF