Dietat më të cmendura të yjeve!

A do t`jua merrte mendja që Jennifer Lopez dobësohet me dietë cokollate?  Ashtu thamë dhe ne, s`ka mundësi, nuk ndodh, por ja që ndodhka! Duhet të hash cokollatë, por vetëm cokollatë dhe asgjë tjetër. Duket mrekulli, por ta provosh për disa ditë rresht shoqëruar vetëm me kafe pa sheqer dhe pa asgje tjeter, të vjen në majë të hundës. Jennifer ama thotë se funksionon!

Jennifer Aniston dhe Madona përdorin dietën “ Baby Food“; është një mënyrë e cuditëshme për të humbur peshë;  përvec uljes së kalorive të marra gjatë ditës ajo parashikon edhe zëvendësimin e një apo dy vakteve me ushqim bebesh.

Dieta e whiskey-t është e preferuara e Lady Gaga-s, pi alkol dhe harro ushqimin.

Katie Holmes sa herë shton ne peshë i kthehet dietës me caj jeshil. Caji duhet marrë jo më pak se 5 herë në ditë, në menu mund të hyjnë edhe perime e fruta por mishi ose peshku mund të përdoren vetëm një herë në ditë.

Beyonce dhe Naomi Campbell janë fanse të Detox Diet; gjatë 10 ditëve duhet të marrësh lëng limoni, lëng panje dhe spec djegës; i pari pastron trupin, panja prodhon energji dhe speci nxit metabolizmin. Rreziku i kësaj diete është që kilet e hequra, mund të kthehen prapë shpejt po nuk bëre kujdes.

Dieta e qitrove: e përdor Broke Shields. Në këtë rast duhet që para cdo vakti të hash gjysëm grape-fruit, sepse mendohet që djeg dhjamin.

Previous ArticleNext Article