KreuKuzhine

Filloni ditën mbarë! Ky është ushqimi që po të konsumohet në mëngjes rrit metabolizmin tuaj dhe djeg yndyrnat!

 

Të gjithë e dinë se sa e rëndësishme është të konsumosh një mëngjes të shëndetshëm për të patur energji për pjesën tjetër të ditës dhe të kesh një nivel të balancuar të sheqernave në gjak.

Sipas dietologes Keri Glassman që dita jonë të nisë mbarë ne duhet të konsumojmë në mëngjes vezë të rrahura, perime jeshile të skuqura si spinaq apo lakër jeshile dhe pak piper.

Dietologia këshilloi që përimet të skuqen me vaj kokosi për të çliruar të gjitha vitaminat dhe mineralet që përmbajnë. Perimet që kanë një ngjyrë jeshile të zënë ndihmojnë edhe në balancimin e hormoneve.

Vaji I kokosit bën që trupi ynë të përdorë të gjitha yndyrnat e shëndetshmë në mënyrën më të mirë të mundshme për të humbur peshë dhe të çlirojë energji.

Proteinat e vezëve ndihmojnë duke riparuar trupin nga dëmtimi I radikaleve të lira ndërsa piperi  rrit funksionin e metabolizmit. Konsumimi I mëngjesit është thelbësor për funksionimin e plotë të trurit.

Burimi/ Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF