KreuStil Jetese

Ikën Andresa?! Ardit Gjebrea rekruton në staf moderatoren e njohur

Drejtuesi i “E diela shqiptare” Ardit Gjebrea ka surprizuar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale ditën e sotme kur ka lajmëruar se në këtë sezon të ri televiziv nuk do të jetë i vetëm në prezantim. Në krah të tij do të jetë prezantuesja e njohur Bora Zemrani, e cila që pas largimit nga Digitalb, ndonëse u përfol për projekte të reja duhet ta themi që askujt s’ja merrte mendja se e ardhmja i përkiste në krah të Gjebreas.

E lumtur për këtë eksperiencë e projekt të rij është shfaqur te 164 mijë ndjekësit e saj dhe Bora e cila siç edhe shkruan vetë është befasuar nga mikpritja që i është bërë në skenën e re të “E diela Shqiptare”. “ëoë cfare mikpritje! e lumtur pafund dhe mezi po pres te fillojme ne date… edhe paaaak fare”, shkruan ajo nën foton me Arditin, ndërsa pas shpine shihet emri i saj në një ledëall gjigand.

 

Mesa duket provat kanë nisur ndonëse data e fillimit ende nuk dihet. Jo vetëm kaq por nuk dihet nëse në krah të Arditit (krahas Borës) a do të jetë edhe Andresa, imazhi i së cilës lidhet gjithmonë me të dielën dhe Gjebrean? Kjo mbetet për t’u parë kur programi të nisë transmetimin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF