Luana i jep fund pritjes, zbulon emisionin që do të drejtojë në Top Channel! 0 636

Është përfolur gjatë që Big Brother Vip Albania do ta prezantonte Luana Vjollca, por moderatorja na e tregoi më në fund përmes Instagramit sesi qëndron puna: nuk do ta drejtojë ajo këtë show, sepse ka emisionin e vet në duar. Bëhet fjalë për edicionin e dytë të  “Shiko kush Luan”.



“Jam shumë e lumtur t’ju prezantoj zyrtarisht projektin tim më të ri për të cilin kam muaj që punoj fort, për ta sjell këtë vit edhe më pranë çdo familjeje shqiptare.  @shikokushluan rikthehet me sezonin e dytë shumë shpejt në  @topchannelalbania. Bëhuni gati të luajmë të shtunave!!! Sa nga ju po e prisnin”? ka shkruar moderatorja në rrjetin social. Luan premton emocione akoma më të forta në spektaklin e ri , ndaj të presim e të shohim!

Previous ArticleNext Article