Me kë e ka Seldi këtë mesazhin thumbues?

Para pak ditësh pranoi ndarjen nga Mimoza Shkodra dhe këtë Seldi e tregoi vetë gjatë spektaklit “ Dance with me“.  Reagime padyshim që do të kishte, sepse bëhet fjalë për një cift të njohur e për rrjedhojë, edhe të shumëdiskutuar të showbizit shqiptar.

Por me sa duket dicka ose dikush e ka ngacmuar Seldin përtej asaj që ishte përgatitur të pranonte. Këtë tregon statusi i postuar prej tij në rrjetet sociale ku fshikullon dikë ( nuk dihet me kë e ka): “Janë disa njerëz specifikë në këtë botë që na duan aq shumë saqë i harrojnë ‘hallet’ e veta dhe merren me ‘hallet’ tona. Faleminderit që ekzistoni se pa ju do ishim shumë të qetë dhe s’do të kishim stres.”, shkruan ai.

Previous ArticleNext Article