KreuStil Jetese

Modelja nuk e përmban veten?! ‘I dashuri’ shfaqet me të nxira në trup

Ata kanë qenë miq për vite me radhë por zërat për një romancë të mundshme nisën teksa dyshja Kendall Jenner dhe Anwar Hadid u fotografuan teksa shkëmbenin puthje pasionante gjatë një feste në muajin qershor.

Dhe duket se Kendall është ribashkuar me Anwar këtë të enjte, kur vëllai 19-vjeçar i Bella dhe Gigi Hadid mbërriti në Milano për Javën e Modës. I dashuri i përfolur i motrës së Kim Kardashian u pa me një shenjë të madhe të nxirë në qafë që me gjasa është shkaktuar nga partnerja e tij. Ajo që mund të thuhet me siguri është qe kjo foto ka zgjuar shpresat e fansave të çiftit për një lidhje tyren.

Nuk dihet nëse shenja është shkaktuar nga Kendall duke qenë se ajo është përfolur edhe për një lidhje me basketbollistin Ben Simmons kohët e fundit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF